- Zyra / Bar / Dyqan
- Stadiumi Qendror
- Tirana
- € 0
Balkimo është zgjedhur si agjent i qerave për qendren më te madhe te biznesit në Shqipëri, ABA Business Center. ABA Business Center është e vendosur në pjesën jugore të qendres se qytetit të Tiranës. Ajo mbulon një zonë midis Ambasadat Amerikane, Italiane e Hollandeze, dhe në mes të hoteleve me 5-yje Rogner dhe Sheraton Hotels. ABA Business Center është e përbërë nga 21 kate mbi nivelin e tokës dhe 3 kate nentokesore. ABA ka nje hapesire totale prej 28000 m2 dhe eshte hapur ne Qershor 2008.
ABA disponon 9.168 m² hapësirë për zyra me qera duke filluar nga kati i 7 në katin e 17, ku secili kat mund të permbaje një maksimum prej 7 zyrash. Në katin e 18 dhe 19 do të ketë 14 apartamente të mobiluara te kompletuar qe variojnë 75-175 m² edhe për qera. ABA Business Center ofron 5 kate per ushqimi duke përfshirë një restorant në katin e 20-të dhe do te ofroje shume sherbime te tjera te ndryshme.
Qendra do të ofrojë më shumë se 1.200 vende parkimi për konsumatorët e saj. Marin Le Corre, Drejtuesi i Balkimos tha: "Ne jemi të kënaqur që punojmë me udhëheqësit e tregut në këtë qendër biznesi fantastik i cili do të vendosë standarde të reja për përsosmëri në tregun e zyrës për Shqipërinë", dhe shtoi, "me një shumëllojshmëri të zyrave te vogla të ndërtuara ABA Business Center është një vend zgjedhje për çdo biznes, pa marrë parasysh çfarë madhësisë. "
Send Enquiry¶
Representing Savills

